Morina: Me Vetëvendosjen e rebeluar jam pajtuar vetëm një pikë, kur e kanë kundërshtuar “Pakon e Ahtisaarit”

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Analisti dhe gazetari Bajrush Morina, ka folur rreth arritjes së koalicionit në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai në një linjë të drejtpërdrejt me Skype në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, tha se e tërë bllokada ka ardhur si pasojë e “Pakos së Ahtisaarit”.

Morina tha se u pajtua me Vetëvendosjen e “rebeluar”, në vetëm një pikë, atë kur e kundërshtuan këtë pako.

“Unë po pajtohem me Vetëvendosjen e rebeluar që e ka kundërshtuar Pakon e Ahtisarit. Krejt ky ngërç politik prejardhjen juridike e ka në Pakon e Ahtisaarit që e përcaktojnë edhe zgjedhjen e presidentin me 81 vota dhe e ka vendosur që asnjë parti politike e ka të pamundur të formojë vet qeverinë “- tha Morina.

Ai shtoi se këto “nene kushtëzuese” po i keq shfrytëzojnë partitë politike.

“Edhe partitë politike e kanë keqinterpretuar dhe po i keq shfrytëzojnë këto nene kushtetuese këtë Pako për krijimin e institucioneve. Edhe LDK e ka pasur të pamundur të formojë qeverinë madje edhe kur i ka pasur 47 deputetëve. Edhe atë kohe u imponua një koalicion nga ndërkombëtarët”- tha Morina.

“Këto dy parti e kanë secila në masën e vet e kanë degraduar marrëveshjen për arritjen e koalicionit. Madje ato e kanë zhvlerësuar fitoren e 6 tetorit dhe fitoren për ndryshim nga opozita”- theksoi Morina.

Të ngjashme