“Mos e gënje popullin”, Mihrije Braha i kundërpërgjigjet akuzave se nuk ka marrë vaksinën

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Pak ditë më parë, këngëtarja Mihrije Braha, ka publikuar një video teksa po merrte vaksinën kundër coronavirusit.

Publikimi i kësaj videoje u bë me qëllimin që t’i inkurajojë ndjekësit të vaksinohen ndaj Covid-19.

Megjithatë, në këtë postim mori vëmendje komenti i një ndjekëses që e akuzoi se ka gënjyer dhe se nuk e ka bërë fare vaksinën.

“Zonjë e nderuar mos e gënje popullin se e ke moshën që nuk të falet ti hiç se ke bërë veç paske paguar para me gjet infermieren se gjoja është duke e bërë, as maskën nuk ka ditur ta mbajë. Anjë vaksinë nuk bëhet në atë mënyrë. Prandaj mos bëj video kot sepse po jep një shembull të keq. Me gjithë respektin për ty por nuk të falet ty të tallesh”, ka qenë komenti i bërë nga një ndjekëse.

“E nderuar as nuk kam gënyer, as nuk jam tall e aq më tepër të më shkoj mendja të paguaj dikë që të bëj ksi gjërash që po besoj veç ti mendon kështu. Tmerruese është kjo çfarë ti mendon, unë e kam marrë edhe dozën e dytë para dhjetë dite këtë video e kam bërë veç për vete jo për ta publikuar. Dje jam mërzitur shumë kur i pashë lajmet dhe se po vdesin vetëm ata të pavaksinuarit. E këtë video pas dhjetë dite e kam ndarë me ndjekësit e mi edhe për ata që ende janë me dilema. Vaksinën e kam marrë dhe nuk kam pas as edhe një problem e ju vendosni për veten tuaj. Zoti ju ruajt kudo që të jeni në këto kohë të vështira të pandemisë”, u përgjigj Braha.

Të ngjashme