Mosmarrëveshje në komunikacion, burri në Fushë-Kosovë e bën për spital policin

Prishtinë | 07 Mar 2023 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Të hënën në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, një zyrtar policor, jashtë detyrës, është sulmuar nga një person, i cili u kap me të për shkak të një mosmarrëveshje momentale në trafik.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur derisa polici ishte jashtë detyrës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime trupore, palëve iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili pas shqimit të video incizimeve, ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Të ngjashme