Ekonomia Online
FUNDIT

Mot jostabil të mërkurën në Kosovë, në disa zona parashihet të bjerë breshër

Mot jostabil të mërkurën në Kosovë, në disa zona parashihet të bjerë breshër

Moti në Kosovë të mërkurën e të enjten do të jetë jostabil, ndërsa parashihet në disa zona edhe stuhi e breshër. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të sillen mes 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 22-27 gradë Celsius. “Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave […]

Moti në Kosovë të mërkurën e të enjten do të jetë jostabil, ndërsa parashihet në disa zona edhe stuhi e breshër.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të sillen mes 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 22-27 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ndikohet nga fushat e fuqishme ciklonike. Në këto kushte do të mbajë mot jostabil, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime elektrike, reshje shiu, e në disa zona ekziston rrezik për stuhi dhe breshër”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme