Mot me diell dhe pjesërisht i vranët sot në Kosovë

Prishtinë | 16 Pri 2022 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) parasheh që gjatë ditës së shtunë në Kosovë të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHK-së, vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohen qytetaret që kanë probleme me sëmundje kronike, të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit nga ora 10-17, kurse sa i përket kushteve agrometeorologjike, ato vazhdojnë të mbeten të mira.

Të ngjashme