Mot me diell dhe vranët, temperaturat deri në 14 gradë

Prishtinë | 24 Shk 2023 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

IHK njofton se temperaturat minimale do të rriten për 3 gradë, ndërsa ato maksimalet mbeten të ngjashme.

Sipas Institutit, temperatura minimale do të lëviz ndërmjet 0 dhe 3 gradë, ndërkaq maksimalet e ditës do të jenë 11 deri në 14 gradë Celsius.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare. 

Të ngjashme