Moti gjatë fundjavës, temperaturat deri në 32 gradë

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Ditëve të fundjavës rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme dhe më të nxehta ajrore. Do të mbajë mot më i nxehtë dhe me më shumë intervale me diell, e orëve të pasdites priten zhvillime të vransirave, të cilat sjellin mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima.
Në ditët e para të javës në vijim do të mbetet mot i nxehtë, e pritet të ketë më shumë diell dhe më pak mundësi për reshje.

27.06 – Më nxehtë dhe më shumë diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, të cilat do të shoqërohen edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.
28.06 – Nxehtë, paradite kthjellët. Pasdite priten zhvillime të vransirave, që do të shoqërohen edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.
29.06 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite më vonë përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
30.06 – Kryesisht me diell, mbetet nxehtë.
1.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje edhe mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri 17C, e maksimalet nga 30C deri në 32C. Ditën e martë pritet një zbritje e lehtë deri në 28C.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe verilindja 3-9m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres përreth vlerave normale.

Të ngjashme