Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

Prishtinë | 25 Gus 2023 | 07:54 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pjesshme.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat do të mbeten konstante, me rritje të lehta në vlerat e maksimaleve.

“Dita e premte parashihet me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me rritje të lehta në vlerat e maksimaleve. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme