Motoçiklisti lëndohet në aksident trafiku në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë

Prishtinë | 25 Pri 2025 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të premte në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të paradites, ndërsa si pasojë e përplasjes është lënduar ngasësi i motoçikletës.

Lajmi është konfirmuar për Ekonomia Online nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:30 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut,” deklaroi Ahmeti.

Të ngjashme