MPB nis mbledhjen dhe analizimin e informatave lidhur me arrestimin e Gjuriq

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 13:07 | Nga

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka nisur mbledhjen dhe analizimin e të gjitha informacioneve në lidhje me operacionin për zbatimin e ligjit ditën e djeshme në Mitrovicë, ku u arrestua Marko Gjuriq.

“Pas mbledhjes dhe përpunimit të të gjithë informatave do të jemi në gjendje që të japim një vlerësim të detajuar dhe profesional të nivelit operacional”, shkruan në kumtesën e MPB-së, përcjell Klan Kosova.

“Gjithashtu MPB falënderon të gjithë akterët institucional për bashkëpunimin e mirëfilltë në përmbushjen e obligimeve të tyre ligjore”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme