MPJ lanson “Diplomacinë Qytetare”, Kurti: Diaspora i ka sjellë Kosovës më shumë se 6 miliardë euro

Prishtinë | 07 Nën 2022 | 18:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë lansimin e Programit për Diplomaci Qytetare i cili ka qëllim angazhimin e profesionistëve të rinj nga diaspora. Në këtë projekt janë angazhuar 10 të rinj nga mërgata që do te punojnë në MPJ.

Në këtë lansim ka marruar pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se diaspora ka luajtur rol qendror  në rrugën e lirisë, duke shtuar se ne 5 vitet e fundit mërgimtarët kanë sjellë në Kosovë më shumë se 6 miliardë euro.

“As kush sikur ju nuk ja shpreh dashurin dhe besnikërinë. Çdoherë kur Kosova ka pasur nevojë mërgata ka qenë pranë. Diaspora jonë luajti rol qendror në rrugën e lirisë. Shumë nga ta erdhën në UCK dhe dhanë jetën për vendin e tyre. Diaspora ka qenë krahë Kosovës në të kaluarën dhe janë burim frymëzimi për ne. Në këto tri dekada diaspora ka luajtur rolë të rëndësishëm në ekonominë vendore.

Sipas Bankës Qendrore më shumë se 4 miliard e gjysme euro i kanë sjellë diaspora si dërgesa në vendlindje. Investimet janë më shumë se 1 miliardë e gjysmë, ne 5 vitet e fundit i kanë sjellë më shumë se 6 miliardë euro. Jemi duke krijuar favore që bashkë atdhetarët të investojnë këtu” tha ai.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, tha se edhe pse janë larguar nga Kosova mërgimtarët, kane pasur ndjenjën që t’ia kthejnë diçka Kosovës.

“Duke qenë pjese e atyre qe jo me vullnetin e tyre jemi detyruara të largohemi nga Kosova, kemi ndjenjë qe mi kthy vendit diçka mbrapa. Është një 10 e përcjellur mirë, e cila do të jap një shtytje krejt tjetër këtij vendi. Do ti motivonit edhe të tjerët që të vinë e të investojnë këtu. Jemi munduar që të krijojmë programe të caktuara që ti sjellim të rinjtë nga mërgata në Kosovë” tha ajo.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Jashtme Liza Gashi, e cila prezantoj këtë programi tha se qëllimi i tyre është që tu mundësojnë të rinjve nga mërgata që ta japin kontributin e tyre në Kosovë.

“Remitenca financiare ka qenë një faktor i rëndësishëm që të lidhë diasporën më vendin tonë. Si vend i vogël qëllimi është të gjejmë forma që ti lidhim ata nga jashtë brenda. Janë disa pikat që ti kuptojmë intervenimet e pikave te caktuara, është koordinimi,tjetra ka të bëjë me ofrimin e hapësirave bursisteve, dhe e fundit ka të bëjë me institucionalizimin” tha ajo.

Të ngjashme