MPJ konfirmon evakuimin e tre kosovarëve nga Izraeli së bashku me ata të Shqipërisë

Prishtinë | 15 Pri 2024 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Në lidhje me situatën në Izrael, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar që  që evakuimi i tre kosovarëve nga Izraeli, të cilët, së bashku me 12 shtetas të Shqipërisë gjenden në Qipro, në rrugën drejt Shqipërisë dhe Kosovës, është kryer në bashkëpunim të ngushtë në mes të Ambasadës së RKS dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael.

Gjithashtu Ambasada Kosovës ka vazhduar komunikimin e rregullt me shtetasit tjerë që ndodhen ende në territor dhe sipas kërkesave të tyre ju kemi ofruar ndihmë për largim, duke siguruar aranzhimin e biletave dhe ndihmë logjistike.

“Ju rikonfirmojmë se asnjë shtetas kosovarnuk ka pësuar lëndime, nuk ka patur vështirësi në lëvizje apo vështirësi të çdo natyre tjetër. Me gjithë vështirësitë dhe restriksionet ,linjat e fluturimit në përgjithësi kanë filluar te stabilizohen, pasi nuk pritet së shpejti ndonjë sulm tjetër i natyrës së ngjashme”.

Të ngjashme