MSh-ja dhe Ambasada italiane investojnë në një laborator të mikrobiologjisë

Prishtinë | 03 Pri 2017 | 15:59 | Nga

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm për shëndetësi me shtetin italian,  Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku priti sot në një takim delegacionin nga Instituti  Italian për Bashkëpunim,  kryesuar nga Antonella Cortese dhe Pircalo Vincentini.

Qëllimi i këtij takimi ishte investimi në një laborator të mikrobiologjisë, që do të jetë investim i përbashkët I MSH-së me Ambasadën Italiane në Prishtinë.

“Tani jemi në fazën e blerjes të pajisjeve”, theksoi zëvendësministri Sadiku,  ku Ministria e Shëndetësisë do të kontribuoi me  150 000,00 euro,  ndërsa pjesën tjetër nga shumë totale prej 258 000 eurove sa do të kushtoi  i gjithë projekti, do ta financojë Ambasada italiane.

Delegacioni italian dhe  zëvendësministri Sadiku me këtë rast vizituan Klinikën Infektive me qëllim të identifikimit të lokacionit ku do të vendoset laboratori dhe specifikimit të pajisjeve të nevojshme për laborator në këtë klinikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme