MSh-ja pranon 6 500 teste dhe gjashtë respiratorë nga Katari

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 15:16 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar një donacion me 6 500 teste për Covid dhe 6 respiratorë nga organizata “Qatar Charity” nga shteti i Katarit, raporton Ekonomia Online.

Vlera totale e këtij donacioni kap shifrën e 270 mijë eurove.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, me këtë rast tha se donacionet po shpërndahen te institucionet që kanë nevojë.

“Po e pranojmë një donacion për mbrojtjen e qytetarëve tanë dhe nuk është e tepërt që të them faleminderit ‘Qatar Charity’, por edhe për ndihmat që ka dhënë ky shtet në të kaluarën. Besoj se këto teste do të ndihmojnë në përmasimin e pacientëve në luftën ndaj Covid-19”.

“Është një angazhim i profesionistëve tanë të cilët po bëjnë një punë të madhe që donacionet që vijnë të shpërndahen tek institucionet mjekësore”, tha Zemaj.

Naser Ramadani drejtor i IKShPK-së tha se ky donacion është i mirëseardhur për shëndetësinë kosovare, raporton EO.

“Falënderojmë shtetin e Katarit që ka shpreh dëshirën që në luftën ndaj Covid-19 të dhuroj donacione për qytetarët e Kosovës”.

“Pra kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministri dhe i falënderoj shumë. Kjo do na lehtësoj menaxhimin dhe identifikimin e pacientëve të cilëve mund të ju përkeqësohet gjendja e tyre”, tha Ramadani.

Ambasadori i Katarit Ali bin Hamad al-Marri, tha se raportet e shtetit të tij me Kosovën janë të shkëlqyera, teksa shtoi se synojnë që edhe më shumë të thellohen ato, raporton Ekonomia Online.

“Dua të theksoj se raportet tona me Kosovën janë të shkëlqyera dhe ne jemi të angazhuar që këto marrëdhënie t’i shtyjmë në të gjitha fushat”.

“Sot me rastin me ndihmat mjekësore që të rijmë pranë popullit të Kosovës. Këto ndihma përbëjnë 6 500 teste anti-covid dhe 6 respiratorë”.

“Gjithashtu japim ngushëllimet për viktimat e kësaj pandemie dhe lutemi që Kosova të dalë sa më shpejtë nga kjo situatë”, tha ai.

Të ngjashme