Ekonomia Online
FUNDIT

Muharremaj dhe familjarët kujtojnë heroin Ramë Bllaca

Muharremaj dhe familjarët kujtojnë heroin Ramë Bllaca

Në Bllacë të Suharekës, 33 vjet  më parë ishte vrarë heroi Ramë Bllaca. Në kujtim të tij, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka  bërë nderime para lapidarit të heroit, raporton Ekonomia Online. Bashkë më të ishin edhe familjarë të Ramë Bllacës. Nipi i tij, Murat Sejdiu, thotë se gjyshi i tij nuk ishte […]

Në Bllacë të Suharekës, 33 vjet  më parë ishte vrarë heroi Ramë Bllaca. Në kujtim të tij, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka  bërë nderime para lapidarit të heroit, raporton Ekonomia Online.

Bashkë më të ishin edhe familjarë të Ramë Bllacës. Nipi i tij, Murat Sejdiu, thotë se gjyshi i tij nuk ishte nënshtruar pushtuesve, duke refuzuar nënshkrimin e traktatit serbo-sllav turq për dëbimin e shqiptarëve në Turqi.

Sipas  tij, pas refuzimit të kësaj marrëveshje, ati ishte ngrit prita dhe më të hyrë në fshat ishte vrarë.

Sot bëhen 33 vjet nga rënia e heroit të Lapidarit Ramë Bllaca në Bllacë.

Në këtë vend janë mbledhur familjarë të tij dhe kryetari i Komunës Bali Muharremaj

Njëri nga familjarët e tij,  Murat Sejdiu kujtoi gjyshin e tij Ramë Bllaca, duke treguar ngjarjen tragjike për vdekjen e gjyshit të tij.

“Ai u prishi marrëveshjen më famëkeqe  Nikolla Fashiqit dhe shkeu  marrëveshjen. Me tu kthyer për këtu kishte disa prita që organizuan vrasjen e tij, ai erdhi këtu dhe mu në këtë vend duke hyrë në fshatin e tij u vra nga çetnikët serb.

Ai foli edhe për kontributin e tij që nga fëmijëria për çështjet kombëtare shqiptare.

“Prej kohës së rinisë dha një kontribut të veçantë për çështjen kombëtare shqiptare për arsye se babai i tij Fejzullahu ishte ushtarë i lidhjes së parë të Prizrenit”, tha ai.

Të ngjashme