Muharremaj: Situata me vërshimet aktualisht nën kontroll, mund të ketë dëme nëse reshjet vazhdojnë

Suharekë | 08 Jan 2021 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Suharekës po përballet me probleme në disa zona, pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e shiut.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka thënë se situata momentalisht është nënkotroll, por mund të ketë dëme nëse vazhdojnë reshjet e shiut.

Postimi i plotë i tij:

Rreshjet e shumta të shiut të cilat po vazhdojnë ende, po shkaktojnë probleme në disa zona në Komunën e Suharekës.

Ekipet tona janë në teren dhe po e mbajnë situatën nën kontrollë, megjithëse dëmet mund të jenë prezente nëse kemi ende reshje të shiut. Në Shirokë, Duhël, Bllacë, Tërrnje, Leshan, Nëpërbisht etj, ekipet kanë bërë vizitën e tyre dhe po veprohet sipas nevojës.

Ne do të jemi në teren dhe brenda kapaciteteve tona do të veprojmë.

Bali Muharremaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme