Mungesa e kushteve, Kryeziu nga DnV vlerëson se procesi i votimit është dashur të shtyhej

Prishtinë | 21 Pri 2024 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Ismet Kryeziu, nga rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), ka kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vonesa në riorganizimin dhe caktimin e qendrave të votimit, duke vlerësuar se procesi i sotëm është dashur të shtyhet.

Sipas tij, nuk ka kushte për mbajtjen e procesit në këto hapësira.

Kryeziu vlerësoi se votimi është dashur të shtyhet.

Ndërkaq, në qendrën e votimit në Leposaviq është raportuar për kushte të vështira duke u përballur me mungesën e ngrohjes dhe të ndriçimit.

Për t’i shkarkuar kryetarët, duhet votuar 50 për qind plus një votues, që procesi të rezultojë i suksesshëm dhe të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.

Të ngjashme