Riinvest: Mungesa e sigurimeve shëndetësore dhe sistemit të informimit, dy pengesat për reformën shëndetësore

Prishtinë | 07 Mar 2024 | 14:23 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mungesa e sigurimeve shëndetësore dhe Sistemit të Informimit Shëndetësor, janë disa nga pengesat drejtë reformimit shëndetësor në Kosovë. Kështu u tha në diskutimin e organizuar nga Instituti “Riinvest” me temën “Terapia e munguar për financimin e shëndetësisë”, raporton Ekonomia Online.

Aty u kërkua që institucionet përgjegjëse të kenë më shumë vëmendje drejtë shëndetësisë kosovare, theks të veçantë në përmirësimin e pajisjeve dhe infrastrukturës. Si pasojë e këtyre dy problemeve, aty u tha se Kosova ngec dukshëm prapa, jo vetëm në krahasim me vendet e BE, por edhe me vendet fqinje.

Drejtori ekzekutivi i Institutit “Riinvest”, Alban Hashani, tha se shëndetësia në Kosovë financohet shumë më pak se sa vendet në Evropë.

“Raporti trajton problemin kronik te financimit te pamjaftueshëm të shëndetësisë në Kosovë. Investimet e planifikuara për sektorin e shëndetësisë, edhe pse janë të pamjaftueshme, realizohen me përqindje të ultë. Shërbimet shëndetësore jashtë sistemit publik, veçanërisht importi i shërbimeve mbeten të larta, e shërbimet shëndetësore të sektorit privat në Kosovë janë te papërballueshme për shumicën familjeve në Kosovë. Mos-funksionalizimi e Sistemit te Sigurimeve Shëndetësore (SSSH) dhe të Sistemit te Informimit Shëndetësor (SISH) vështirësojnë reformimin e sistemit”, tha Hashani.

E profesori universitar, Muhamet Mustafa, përmendi largimin e profesionistëve shëndetësor, përkundër siç tha “pagave të mira2.

“590 mjekë janë larguar tri vitet e fundit, është për t’u mërzit sepse kanë qenë specialiste, pagat janë të mira por prapë i kemi më të ulta. Njerëzit tanë nuk duhet me pas nevojë me shku më Serbi apo diku tjetër për trajtim”, tha Mustafa.

Mustafa kërkoi që të bëhet presion tek institucionet që prioriteti në shëndetësi të tregohet me vepra.

Në fund, u kërkua që me një nevojë urgjente që këto çështje të marrin vëmendjen e duhur në politikat publike.

Të ngjashme