Mungojnë deputetët, Komisioni për Buxhet e shtynë mbledhjen

Prishtinë | 21 Qer 2023 | 10:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka shtyrë mbledhjen e paraparë që të fillojë në ora 10:00 të mërkurën, në mungesë të kuorumit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja fillimisht kërkoi që shqyrtimi i propozimeve të Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të shtyhet pas datës 23 qershor, ngase mungon mendimi i Qeverisë për këtë çështje.

Ai me tej në konsultim edhe me deputetët vendosën që mbledhja të shtyhet e të mbahet të mërkurën gjatë ditës.

Në rend të ditës ishte edhe diskutimi rreth Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin nr.KO190/19, ku i ftuar ishte ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.

Rendi  i  ditës:

1. Miratimi  i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mbajtuar të Komisionit me datë 10 dhe 17 maj 2023;

3.Votimi i Raportit plotësues me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për Energjinë;

4. Shqyrtimi i raporteve të Komisioneve kryesore për Projektligjin nr.08/L-nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore;

5. Shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2024, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave 2024/01;

6. Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 3 mujorin e parë të vitit 2023;

7. Vazhdim-Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-189 për Lotarinë e Republikës së Kosovës;

8. Diskutim rreth Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin nr.KO190/19 ( i ftuar: Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati);

9. Shqyrtimi i propozimeve të Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale;

10.Të ndryshme.

Të ngjashme