Ekonomia Online
FUNDIT

Mungon Emilia Rexhepi, dështon të shqyrtohet në Komision Projektligji për Aktet Juridike

Mungon Emilia Rexhepi, dështon të shqyrtohet në Komision Projektligji për Aktet Juridike

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, nuk ka arritur ta shqyrtojë në parim, Projektligjin për Aktet Juridike, pasi mungoi zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Redxhepi, raporton Ekonomia Online. Zëvendëskryeministrja Rexhepi ka qenë e ftuar ta prezantojë këtë Projektligj, por që siç u tha për arsye personale, ajo nuk […]

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, nuk ka arritur ta shqyrtojë në parim, Projektligjin për Aktet Juridike, pasi mungoi zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Redxhepi, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi ka qenë e ftuar ta prezantojë këtë Projektligj, por që siç u tha për arsye personale, ajo nuk ka mundur të jetë prezentë.

Mungesën e saj e kritikoi deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Në këtë mbledhje, drejtori i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit, Mentor Borovci, e ka paraqitur edhe arsyetuar Projektligjin nr.08/L-107 për Aktet Juridike.

Ai ka thënë se me këtë projektligj synohet të bëhet unifikimi i akteve juridike, korigjimi, si dhe rregullimi hierarkik i tyre.

Borvci ka shtuar se për këtë projektligj në vitin 2019 ka dhënë mendim edhe Komisioni i Venedikut, duke e vlerësuar si mundësi për t’i vënë në jetë parimet e sundimit të ligjit.

Ndër të tjera, Borovci ka theksuar se me Projektligjin nr.08/L-107 për Aktet Juridike bëhet edhe mbrojta më efikase e të drejtave të njeriut.

Pas diskutimeve, anëtarët e këtij komisioni e kanë miratuar këtë projektligj, duke rekomanduar që të votohet në parim në një nga seancat plenare.

Në vazhdim, komisioni ka miratuar raportet e komisioneve kryesore për Draft-Rregulloren e Punës së Kuvendit, si dhe për Projektligjin nr.08/L-028 për të Drejtën Ndërkombëtare Private.

Po ashtu, komisioni ka miratuar në parim edhe Projektligjin nr. 08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë, si dhe raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-111 për Arkivat Shtetërore.

Ndërkaq, shqyrtimi i raportit të mbikëqyrjes së Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë, si dhe shqyrtimi i raportit të mbikëqyrjes së Ligjit. nr. 05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave, të cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës, është shtyer për mbledhjen e radhës.

Të ngjashme