Murati akuzon ish-Qeverinë Hoti: 110 milionë euro borxhe i keni lënë

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 11:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë sesi Qeveri kanë dyfishuar mbështetjen për asistencë sociale. Ai ka akuzuar Qeverinë e kaluar se kanë lënë 110 milionë euro borxhe.

“Çka kemi bërë ne e kemi dyfishuar rritjen e mbështetjes me asistencë sociale. Për ekonomi mund ta bëjmë një debat si funksionon shteti. 110 milionë euro borxhe i keni lënë. U përmend paga minimale do ta diskutoja me njerëz të fushës. Ka shumë investime që janë në agjendë me BE. Projekti i gazit ka qenë i paraparë pas 10 vjetëve të vijë. Subvencionimi i energjisë është bërë duke marrë parasysh që edhe bizneset përbëjnë kosto. Kemi dashur t’i mbulojmë edhe amvisëritë edhe tregtarët. Sulmin e vetëm e kanë pasur ndaj qeverisë”.

Ndërsa deputetja Bajrami i ndërhyri ministrit Murati, duke e pyetur nëse i kanë marrë 350 milionë euro buxhet.

“A i ke marrë 350 milion buxhet. Pse po merr kredi”, tha Bajrami.

Të ngjashme