Murati për marrëveshjen me Shqipërinë: Synojmë integrimin në tregun e punës

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 11:31 | Nga Fitore Berisha

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur për dy marrëveshjet që janë nënshkruar me Republikën e Shqipërisë dhe për mbulimin e policës kufitare, e cila do të vlejë deri më 31 dhjetor 2022 deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare.

Pikë tjetër e rëndësishme sipas Muratit ishte edhe vazhdimi i shtesave për personelin shëndetësor prej 10 për qind.

“E para ka të bëjë me lehtësime doganore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Shqipëria është partnerë tregtar i yni. Ne si qeveri kemi mundësuar lehtësimin e lëvizjes të fuqisë punëtorë. Me këtë marrëveshje synohet integrimi i tregut të punës. Kemi edhe një vendim mbulimit të obligimeve në raport me operatorë ekonomik tek investimet kapitale. Edhe dy vendime për shtesat për personelin shëndetësor prej 10 për qind”, ka thënë Murati.

Të ngjashme