Ekonomia Online
FUNDIT

Murati takon Kosen, diskutojnë për “potencialin ekonomik të Kosovës”

Murati takon Kosen, diskutojnë për “potencialin ekonomik të Kosovës”

Në vijim të takimeve me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, Ministri Murati u takua me Zëvendës Kryeekonomistin e Bankës Botërore, Ayhan Kose. Tema e diskutimit ishte zhvillimi ekonomik i vendit dhe shfrytëzimi i potencialit që ka Kosova për përshpejtim të rritjes ekonomike. Në takim u diskutua edhe për investimet aktuale në sektorin e energjisë […]

Në vijim të takimeve me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, Ministri Murati u takua me Zëvendës Kryeekonomistin e Bankës Botërore, Ayhan Kose.

Tema e diskutimit ishte zhvillimi ekonomik i vendit dhe shfrytëzimi i potencialit që ka Kosova për përshpejtim të rritjes ekonomike. Në takim u diskutua edhe për investimet aktuale në sektorin e energjisë si dhe reformat afatgjata që aktualisht po bëhen nga Qeveria, përfshirë edhe pakon e fundit të reformave të dakorduar me BE-në në kuadër të Planit të Rritjes.

Gjatë diskutimit, u këmbyen ide edhe për mobilizimin e investimeve në sektorin privat, duke mundësuar qasje më të mirë në financa, ku me theks të veçantë u fol edhe për dritaren e sapokrijuar për Investime të Diasporës.

Kose e vlerësoi pozitivisht performancën ekonomike të Kosovës përkundër sfidave globale, duke rikonfirmuar se vendi ka potencial për përshpejtim të mëtutjeshëm të rritjes ekonomike.

Të ngjashme