Ekonomia Online
FUNDIT

Murati thirri takim, Jakaj nga IKD sqaron kur mund të rritet paga minimale

Murati thirri takim, Jakaj nga IKD sqaron kur mund të rritet paga minimale

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka sqaruar se pa Qeveri funksionale dhe pa Këshill Ekonomiko-Social të konstituuar nuk mund të ketë vendim të vlefshëm për pagën minimale.  Këtë shpjegim Jakaj bënë në rrjedhën e një takimi që do ta mbajë ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, e që tema është […]

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka sqaruar se pa Qeveri funksionale dhe pa Këshill Ekonomiko-Social të konstituuar nuk mund të ketë vendim të vlefshëm për pagën minimale.  Këtë shpjegim Jakaj bënë në rrjedhën e një takimi që do ta mbajë ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, e që tema është rritja e pagës minimale.

Jakaj ka renditur hapat ligjor që do të mund të çojnë deri tek vendimi për rritjen e pagës minimale.

Postimi i plotë:

Hapat ligjor për të nisur diskutimet dhe vendosur mbi pagën minimale në Kosovë

– Konstituimi i Këshillit Ekonomiko-Social (KES)

– Propozimi i shumës së pagës minimale nga Sindikatat, MFPT dhe Odat Ekonomike

– Publikimi i propozimeve në Platformën Online për Konsultime Publike (së paku 15 ditë)

– Adresimi i komenteve nga KES

– KES merr vendim për nivelin përfundimtar të pagës dhe ia propozon Qeverisë për miratim

– Vendimi hyn në fuqi dhe zbatohet në pagat e punëtorëve nga 1 shkurt 2026

Çdo konsultim jashtë kësaj procedure nuk është ligjor.

Pa Qeveri funksionale (legjitime dhe legale) dhe pa Këshill Ekonomiko-Social të konstituuar, nuk mund të ketë vendim të vlefshëm për pagën minimale.

Të ngjashme