Në kuadër të Takimeve Vjetore të Grupit të Bankës Botërore që po mbahen gjatë kësaj jave në Uashington, Ministri Hekuran Murati ka udhëhequr Takimin e Konstituencës, ku bën pjesë edhe Kosova, njofton zyra e komunikimit publik e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve. Takimi i Konstituencës së Bankës Botërore mbledh përfaqësues nga Ministritë e Financave […]
Murati udhëheq Takimin e Konstituencës në Takimet Vjetore të Bankës Botërore

Në kuadër të Takimeve Vjetore të Grupit të Bankës Botërore që po mbahen gjatë kësaj jave në Uashington, Ministri Hekuran Murati ka udhëhequr Takimin e Konstituencës, ku bën pjesë edhe Kosova, njofton zyra e komunikimit publik e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
Takimi i Konstituencës së Bankës Botërore mbledh përfaqësues nga Ministritë e Financave të Austrisë, Belgjikës, Turqisë, Bjellorusisë, Çekisë, Luksemburgut, Hungarisë, Sllovakisë, Sllovenisë, si dhe Kosovës. Me këtë rast, bëhet e ditur se Drejtori Ekzekutiv i Konstituencës, Hayrettin, ka prezantuar të arriturat kryesore të Grupit të Bankës Botërore dhe të Konstituencës përkatëse.
“Në këtë takim përfaqësuesit gjithashtu u dakorduan lidhur me qëndrimin e përbashkët mbi financimin e politikave të qëndrueshme zhvillimore, si dhe krizën energjetike e ushqimore”.
“Ministri Murati gjatë fjalës së tij, ndër të tjera, shprehu edhe interesin e Kosovës që të jetë nikoqire e takimit të radhës së Konstituencës, propozim i cili u mirëprit nga anëtarët e Konstituencës”, thuhet mes tjerash në njoftim.

















