Murati-VV: Albulena Haxhiu, propozim që nuk do të ndryshojë

Prishtinë | 25 Pri 2025 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se propozimi i Vetëvendosjes për kandidate për kryetare të Kuvendit është Albulena Haxhiu dhe se ky propozim nuk do të ndryshojë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se zgjedhjet e reja nuk janë qëllimi i VV-së. Sipas tij, zgjedhjet janë opsioni i fudnit.

“VV-ja si fitues e zgjedhjeve e ka të drejtën e propozimit të kandidatit dhe këtë të drejtë e ka shfrytëzuar duke propozuar Albulena Haxhiun. Këto sjellje janë më shumë taktizime. Kemi propozuar gruan më të votuar. Ky është propozimi ynë dhe nuk do të ndryshojë. Duhej dakordim politik, i cili mund të arrihet për nënkryetarët. Nuk është qëllimi ynë për të shkuar në zgjedhje. Ai do të ishte opsioni ynë i fundit”, tha Murati.

Të ngjashme