Musa: Mbajtja e armëve pa leje shkak i rritjes së numrit të vrasjeve në Kosovë

Prishtinë | 07 Jan 2023 | 08:39 | Nga Lirigzona Nuredini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numri në rritje i rasteve të vrasjeve po shqetëson ekspertët që merren me fushën e drejtësisë.

Avokati Skender Musa në një prononcim për Ekonomia Online tha se ka rritje të kriminalitetit në vend, e kjo sipas tij, po vjen si pasojë e numrit të madh të armëve ilegale. Ai thekson se institucionet e sigurisë duhet të tregohen efikase në sekuestrimin dhe konfiskimin e këtyre armëve.

Viti i ri filloi me një vrasje në Prizren ku u vra me armë zjarri një 31-vjeçar nga Kukësi.

“Fatkeqësisht ky vit ka filluar një viktimë në Prizren, me një vdekje të dyshimtë në Prishtinë, me disa lëndime trupore dhe vrasje me tentativë në Pejë që tregon se kemi një dozë të rritjes së kriminalitetit në Republikën e Kosovës dhe kjo pa asnjë dyshim ndikon për shkak të numrit të madh të armëve ilegale që ndodhin tek qytetarët në Republikën e Kosovës pa përjashtim të të gjithave komunitetet dhe që në këtë aspekt mendoj që duhet organet e rendit sidomos Policia të jenë më efikas në zbulimin dhe trajtimin të kryej sekuestrimin dhe trajtimin penal të këtyre rasteve”.

“Këto mund të jenë vetëm një faktorë mirëpo nuk është vetëm elementi penal juridik që duhet të shikohet tek çështja e armëmbajtjeve pa leje, në mënyrë të veçantë te veprat penale kundër trupi dhe jetës së njeriut. Por edhe faktorë të tjerë që sociologjik, psikologjik dhe edukativ për shkak se duhet  të punohet më tepër në institucione shtetërore që të binden njerëzit, të binden sidomos nxënësit dhe studentët që e drejta zakonore është një relikt i së kaluarës”.

Ai tha në vende të BE-së shqiptohen dënime më të ulëta për vrasjet se sa në Kosovë. Sipas tij, dënimet nuk mund të ashpërsohen në të gjitha rastet për shkak se secili rast është individual dhe duhet të merren parasysh rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, raporton EO.

“Dënimet e vrasjeve janë më të ashpra dhe në Kosovë sidomos vitin e kaluar janë shqiptuar dënime shumë të ashpra. Dënimet nuk mund të ashpërsohen në të gjitha rastet për shkak se secili rast është individual dhe do të merren parasysh rrethanat në të cilat është kryer vepra penale pavarësisht që humb jetën një person, ka shumë rrethana të cilat imponojnë ndodhin me pasoja si në këtë aspekt secila vepër secili vendim duhet të përshtatet për personin, rastin konkret rrethanat që kanë ekzistuar në atë rast dhe në këtë drejtim sa i përket dënimeve të rastit Kosova qëndron mirë. Nuk ka dënime të ulëta për vrasjet e rënda mirëpo dënimet e rasteve varësisht se cila arsyeje është kryer vepra penale”.

“Nëse vepra penale është kryer për motive hakmarrje, dënimet janë mjaftë kapitale që shkojnë prej 10 viteve deri në dënime  të përjetshme, si një mesatare që është më e lartë se në Evropë e dënimeve është dënimi 20, 18, 15 pastaj 25, 30 dhe dënimi i përjetshëm që është një dënim më kapital se sa shqiptohet në vendet tjera të Evropës apo të vendeve të Bashkimit Evropian sepse në vende të BE-së dënimet janë më të ulëta dhe shqiptohen dënime më të ulëta për vrasje se sa në Kosovë”.

Numri i rasteve të vrasjeve në vitin e kaluar ishte i madh derisa në dhjetor brenda 2 javëve u vranë dy gra.

Të ngjashme