Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ditë më parë deklaroi se partia e tij e pret LDK’në deri me datën 23 gusht, nëse dëshiron të bashkohet me ta.
E këtyre deklaratave të Konjufcës së fundi i është përgjigjur kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ku ka thënë se askush nga partia e tij nuk e ka marrë seriozisht ultimatumin e Konjufcës dhe VV-së.
“Ultimatumin e VV kërkush seriozisht nuk e ka marrë në LDK. Këto punë nuk rregullohen ne emisione televizive”, u shpreh Mustafa.
Vetëvendosje me ngulm po kërkon koalicion me LDK-në, por ka vënë si kusht që kandidat për kryeministër të jetë Albin Kurti.