Mustafa viziton të aksidentuarit në QKUK, thërret për kujdes në rrugë

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 21:38 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa vizitoi të lënduarit në aksidentin tragjik që ndodhi në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan. Me këtë rast, Mustafa shprehu ngushëllimet për familjet e qytetarëve që humbën jetën në këtë aksident tragjik.

Ministri gjithashtu u interesua për gjendjen shëndetësore të ambasadores turke, Kivilcim Kiliç, e cila u lëndua në këtë aksident si dhe të lënduarve tjerë.

Ministri Mustafa u bëri thirrje vozitësve që të kenë kujdes të shtuar në këtë kohë kur fillojnë të përkeqësohen kushtet atmosferike si dhe respektimin e rregullave të qarkullimit në trafik.

“Aksidentet në përgjithësi e sidomos humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku është shqetësuese dhe e dhimbshme jo vetëm për MPB-në por edhe për institucionet tjera dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Prandaj menjëherë kam kërkuar një mobilizim dhe qasje më gjithëpërfshirëse nga të gjithë aktorët që kanë rol dhe ndikim në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në këtë fushë”, tha Mustafa.

Të ngjashme