Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë, jashtë funksionit për katër vjetët e ardhshme

Prishtinë | 06 Mar 2024 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Muzeu Historik Kombëtar, i Shqipërisë, ka njoftuar se do të jetë i mbyllur për vizitorët në periudhën 15 mars 2024 deri më datë 15 mars 2028

Përmes një postimi në Facebook, bëhet e ditur se mbyllja bëhet në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar”.

“Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se: Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028”, thuhet në njoftimin Muzeut Historik Kombëtar.

Të ngjashme