19 vjet nga Masakra e Lubeniqit

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 09:11 | Nga

Më 1 prill të vitit 1999 në Lubeniq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit njësitë paramilitare serbe në drejtimin e grupit “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit, raporton Insajderi.

Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit , ata i ndanë burrat nga gratë dhe më pas i ekzekutuan në mënyrën më çnjerëzore.

Në Lubeniq është kryer gjenocid ndaj popullsisë civile. Aty janë ekzekutuar mbi 80 persona. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra dhe fëmijë të vegjël.

Aty janë ekzekutuar edhe tre të mitur: Muhamet Ukshinaj (18-muajsh), Leonard Alimehaj (7-vjeçar) dhe Fatmir Alimehaj (17-vjeçar).

Po ashtu, aty është vrarë e masakruar edhe gruaja shtatzënë Shyhrete Ukshinaj e cila edhe sot figuron e zhdukur.

Masakra e Lubeniqit konsiderohet si një nga masakrat më makabre të pushtuesit serb në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme