740 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, dy të vdekur

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 2  viktima si pasojë e Covid-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 740 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ndërsa, 48 persona janë shëruar nga Coronavirusi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i MSH’së:

#Bashkëiadalim 16 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 5.646 testime, 740 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.157.

Në total numri i rasteve aktive është 8.544.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Të ngjashme