87 pacientë me Covid-19 në trajtim

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Në bazë të raportit të punës për datën 2 korrik 2021, 87 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

31 janë të konfirmuar pozitivë, 3 janë në gjendje të rëndë dhe 63 janë me oksigjeno- terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 69 pacientë:

13 të konfirmuar me COVID-19

52 me oksigjeno-terapi

3 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 13 pacientë, 3 në gjendje të rëndë + 19 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë

Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 18 pacientë

18 të konfirmuar pozitivë

11 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjilanit, 13 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme