Aksidenti i merr jetën një këmbësori në Malishevë

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Një person nga Malisheva, përkatësisht fshati Dragobil, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që ka marrë pasi u godit nga një makinë.

Siç bën të ditur Policia në raportin e saj, viktima rreth orës 17:00 është goditur nga një automjet me vozitës të panjohur dhe ka ndërruar jetë më pas në QKUK.

Me vendimin e Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa rasti është proceduar dhe po hetohet tutje nga Policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme