Haxhiu e Mehmeti pajtohen për bashkëpunim në përfaqësimin e Kosovës në Arbitrazh

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Ministrja Haxhiu priti në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu së bashku me shefin e kabinetit dhe këshilltarin e Ministrisë  Genc Nimoni pritën Guvernatorin e Bankës Qendrore, Fehmi Mehmetin si dhe shefin e kabinetit Nexhat Miftarin.

Përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Arbitrazh ishte temë qendrore e këtij takimi, me ç’rast u diskutua rreth bashkëpunimit për përfaqësim sa më dinjitoz në këtë institucion.

Guvernatori Mehmeti, e vlerësoi të rëndësishëm koordinimin ndërinstitucional dhe njëherit ofroi bashkëpunimin për përfaqësimin sa më profesional në Arbitrazh.

Ministrja Albulena Haxhiu shprehi vullnetin dhe gatishmërinë e plotë për të ofruar bashkëpunim brenda kompetencave në synim të rezultatit sa më të mirë në këtë përfaqësim.

Guvernatori Mehmeti theksoi edhe rëndësinë e rregullores për përcaktimin e kritereve për vlerësimin e dëmeve jo-materiale si dhe vështirësitë e bashkëpunimit me institucionet kryesore të drejtësisë.

Në këtë takim është diskutuar edhe për rëndësinë e themelimit të Gjykatës Komerciale duke adresuar çështjen e përzgjedhjes së ekspertëve financiar dhe profesionalizmit të tyre.

Të dy palët u dakorduan për thellim të bashkëpunimit për të mundësuar dhe rritur sukseset përballë aspiratave për të forcuar në këtë mënyrë institucionet respektive të Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme