Homologu turk i Myftiut Tërnava “inspekton” punimet te Xhamia Qendrore

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Dijanetit të Turqisë (Drejtorisë për Çështje Fetare), Ali Erbash, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ka mbikëqyrur punimet që po bëhen për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, pasi edhe e financojnë këtë projekt, raporton Express.

Sipas njoftimit të BIK’ut, Erbash ka thënë se ndjehet i lumtur që ky projekt do të realizohet.

“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof. dr. Ali Erbash, sot, mbikëqyren punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Me këtë rast, Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me ecurinë e mbarë të punimeve dhe se gjithçka është duke ecur sipas planit dhe dinamikës së paraparë”, thuhet në njoftimin e BIK.

Ndryshe, Dijaneti i Turqisë e financon ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Kostoja e këtij projekti është rreth 30 milionë euro.

Të ngjashme