Javë me mot të ndryshueshëm

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 07:47 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e tretë e muajit gusht do të vijojë me mot të ndryshueshëm, por me intervale të gjata me diell.

IHK njofton se nga dita e hënë deri të enjten, kryesisht pasditeve pritet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu i përcjella me erëra, në formë të stuhive lokale dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet nuk do të përfshijnë gjithë territorin, më pak në Dukagjin, ndërsa reshje të intensitetit mesatar parashihen në rrafshin e Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-10m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme