Konfiskohen 75 kg drogë, tri vetura e para të gatshme – arrestohen pesë persona

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 14:26 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit në një konferencë për medie ka njoftuar për një operacion të suksesshëm, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë personave, raporton Ekonomia Online.

Në këtë konferencë është bërë e ditur se janë konfiskuar rreth 75 kilogramë mariuhanë, 3 vetura dhe 1 700 euro para të gatshme.

Drejtori i Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Kosovës, Reshat Murseli, tha se hetimet për këtë rast kanë filluar katër muaj më parë.

Ai më pas ka dhënë detaje të këtij aksioni duke shtuar se gjatë arrestimit njëri nga të dyshuarit, ka tentuar të sulmojë zyrtarët policor.

Murseli shtoi se bastisjet janë kryer përveç në Prishtinë, në Mitrovicë dhe Bardhosh prej nga është gjetur e sekuestruar e gjithë kjo sasi e drogës, veturave e parave të gatshme.

Murseli tha se sasia e narkotikëve dyshohet se ka ardhur nga vendet fqinje dhe destinacion kishte vendet e Bashkimit Evropian.

“Policia e Kosovës ka realizuar me sukses operacionin. Hetimet për këtë rast kanë nisur katër muaj më parë dhe kanë rezultuar me arrestimin e pesë personave. Operacioni policor ka filluar në orët e pasdites së djeshme në Prishtinë”.

“Në ndjekje e sipër Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin e moshës 55 vjeç dhe në momentin e arrestimi ai ka sulmuar fizikisht policët. Janë gjetur rreth 20 kilogramë të mariuhanës, një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Mitrovicë, pastaj kanë vazhduar në shtëpinë e të dyshuarit të dytë në Bardhosh ku janë gjetur 50 paketime të mbushura me mariuhanë, ku kanë rezultuar se janë 55 kilogramë, 193 fishekë, një pjesë përbërëse e pistoletës, është sekuestruar vetura Golf, Skoda dhe 1 700 euro para”.

Prokurorja Ikramije Bojaxhiu, tha se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, duke shtuar se i gjithë aksioni është realizuar falë ndihmës që qytetarëve, raporton EO.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e 4 personave të dyshuar për shitjen e narkotikëve, ndërkaq nga këto kontrolle të njëjtit dyshohen edhe për vepra të tjera penale”.

“Të dyshuarit janë ndaluar me aktvendim në kohëzgjatje prej 48 orësh. Sot pas ndërmarrjes së veprimeve është arrestuar edhe personi i pestë për disa vepra penale. Gjatë kontrollit janë sekuestruar disa vetura, para të gatshme. I gjithë ky sukses ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve”.

“Prioritet i KPK është luftimi i kësaj dukurie, meqenëse kemi të bëjmë me vepra penale karakteristike dhe kemi të bëjmë me vepra penale që janë me rrezikshmëri të lartë”.

Të ngjashme