MAPL-ja nënshkruan marrëveshje me “Progres Center-PC”

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 12:24 | Nga

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “PROGRES CENTER-PC”, Adnan Hajra për financimin e projektit “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje”.

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje” ka për qëllim aktivizimin e qytetarëve që të bëhen pjesë e vendimmarrjes sa i përket politikave në nivel lokal.

Në fokus të realizimit të projekteve do të jenë: monitorimi e mbledhjeve të rregullta të kuvendeve të komunave, vetëdijesimi i qytetarëve për të qenë aktiv në vendimmarrje, si dhe përgatitja e fletushkave dhe raporteve që kanë të bëjnë me të drejtat e qytetarëve për vendimmarrje dhe format e qytetarisë aktive.

Projekti ka për qëllim përmirësimin e transparencës në vendimmarrje dhe informimin e qytetarëve për të drejtat e tyre në vendimmarrje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme