Mbi 83 mijë të infektuar nga Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

13 marsi i vitit të kaluar shënon datën kur u lajmëruan edhe rastet e para me SARS COV-2 në Kosovë.

Për më shumë se një vit i kemi 83 mijë e 612 raste pozitive.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si të dyshuar për koronavirus janë testuar 389 mijë e 791.

Numri i rasteve të shëruar ka arritur në 68 mijë e 601, ndërkaq numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet është 1 mijë e 776 rasteve të vdekjes.

Numri i rasteve aktive është 12 mijë e 635.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme