Mërgimtari nga Gjermania për vendimin e KQZ-së: Është i padrejtë

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 20:08 | Nga Ekonomia Online

Jakup Gashi i cili jeton dhe vepron në Baden Württemberg të Gjermanisë ka thënë se është i padrejtë vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të telefonuar gjithë votuesit jashtë vendit, e ata që nuk lajmërohen në telefon, t’ua marrë të drejtën e votës.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine, ai ka thënë se në këtë mënyrë as 10 për qind e mërgimtarëve nuk do të mund të votojnë.

“Është një vendim skandaloz sepse nuk ke mundësi të funksionosh për shkak se përmes telefonit është shumë vështirë”.

“Mërgata punojnë të gjithë dhe është shumë vështirë përmes telefonit sepse nëse nuk kam mundësi të përgjigjem e humbi edhe të drejtën e votës sime”.

“Unë nuk jam i pajtimit dhe besoj se edhe shumë të tjerë që jetojnë këtu nuk pajtohen, është e padrejtë”.

“E kam pritur me padurim vendimin e KQZ-së, por jo përmes kësi soji. Kështu as 10 për qind të mërgimtarëve nuk do të mund të votojnë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme