Në Mitrovicë largohen 90 % e produkteve me mbishkrimin “Kosovo i Metohija”

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Në Mitrovicë , kryeinspektori nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla dhe Drejtori i Inspekcionit, Hysni Ahmeti vizituan qendrën tregtare “Emona Center” në Mitrovicë, për të parë nga afër se a po vazhdon të zbatohet urdhëresa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për largimin e produkteve me mbishkrimin “Kosovo i Metohija”.

Qëllimi i ardhjes së kryeinspektorit Syla, ishte që të ofroj mbështetje të plotë për Drejtorinë e Inspekcionit,për mos lejimin e produkteve me etiketim “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kos Rezoluta 1244”.

Drejtori i Inspekcionit, Hysni Ahmeti, njoftoi përfaqësuesit nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë se gjatë ditës së djeshme kanë hasur në disa produkte që mbajnë mbishkrime të tilla, por që tashmë 90 % e produkteve në markete i kanë larguar ato nga hapësirat e tyre.

Të ngjashme