Një e vdekur dhe tetë të lënduar në aksidentin në Penuh të Podujevës

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve që ka marrë në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Penuh të Podujevës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në këtë aksident që kanë qenë të përfshira tri automjete lëndime kanë marrë tetë persona.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

Në ndërkohë, Policia e Kosova ka bërë apel për kujdes të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Numri i aksidenteve, me fatalitet, ka qenë shumë i madh gjatë ditëve të fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme