Një i lënduar në një aksident trafiku në hyrje të Lipjanit

Prishtinë | 27 Dhj 2020 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në hyrje të Lipjanit rreth orës 18:00.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot në ora 18:00, kemi pranuar informatën se në hyrje të Lipjanit, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar 1 person. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Të ngjashme