Parashikimi i motit për 1 dhe 2 janar

Prishtinë | 01 Jan 2020 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës njoftoi për temperaturat që do të mbizotërojnë në vendin tonë në ditët e para të vitit 2020.

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës njoftoi se në dy ditët e para të vitit 2020 do të mbaj mot i pjesërisht i vranët dhe me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.”, njoftoi Instituti Hidrometorologjik. 

Të ngjashme