Policia përfshihet në mbikëqyrjen e testeve për patentë shoferë

Prishtinë | 13 Qer 2020 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka njoftuar se nga tash e tutje edhe Policia e Kosovës do të jetë në mbikëqyrje të testeve për patentë shoferë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Abrashi ka thënë se memorandum që ka nënshkruar bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, do të rris transparencës në testime dhe sigurinë.

“Me mbikëqyrje të rreptë do ta godasim korrupsionin, e rrjedhimisht fuqizojmë patentë shoferët e Kosovës në vendet e BE-së”, ka shkruar Abrashi.

Tash e tutje, Policia e Kosovës në mbikqyrje të testeve për patentë shofer.Memorandumi që nënshkruam me ministrin e…

Gepostet von Arban Abrashi am Samstag, 13. Juni 2020

Të ngjashme