Ramadani: Kosova është e orientuar dhe ka miq të përhershëm në NATO

Prishtinë | 06 Qer 2019 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka qëndruar sot bashkë me kolonelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ahmet Ajeti dhe ambasadorin e Kosovës në Bruksel Bernard Nikaj, ku kanë diskutuar me shumë shtete, rreth procesit të transformimit të FSK-së në Ushtri të Republikë së Kosovës.

Numri dy i mbrojtjes thotë Kosova është e orientuar drejt NATO-së. Sipas tij NATO-ja ka mbështetur Kosovën në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke potencuar se në këtë institucion Kosova ka miq të përhershëm.

Njoftimi i plotë:

Kosova mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s.

Kosova është partner i besueshëm dhe shtet i përgjegjshëm për rolin e vet kontribues në siguri rajonale e me gjerë. Orientimi ynë drejt NATO-s është i drejtë, i qëndrueshëm dhe me mbështetje unanime popullore.

NATO është mbështetëse për Kosovën tash e 20 vjet, duke na mbështetur në siguri dhe mbrojtje, edukim, trajnim e avancim të institucioneve të sigurisë, në rend të parë pët FSK-në.

Kosova ka miq të përhershëm në NATO.

Bashkë me Ambasadorin e Republikës së Kosovës Bernard Nikaj, dhe Atasheun e Ushtarak, Kolonel Ahmet Ajeti, pata kënaqësinë që gjatë vizitës së sotme në selinë qendrore në NATO, të diskutojmë me shumë shtetet anëtare për synimet shtetërore të Kosovës, zhvillimet në transicionin e FSK-së si proces transparent e gradual, avancimin e politikave të sigurisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme