Fillon vaksinimi anti-Covid i personave mbi moshën 85 vjeçare

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 08:45 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Sallën “1 Tetori”, në Prishtinë do të bëhet vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeçare, raporton Ekonomia Online.

Isa Qoqaj, 83 vjeçar, pas vaksinimit u bëri apel bashkëmoshatarëve që të marrin vaksinë.

“Po e mora vaksinën, nuk kam dhimbje diçka dhe sëmundje tjera shoqëruese”.

Rexhep Hoti, 88 vjeçar, tha se ka probleme shëndetësore, prandaj edhe ka ardhur te vaksinohet.

“Po e morra vaksinën, kam pak problem me tension po vet erdha e mora”.

Javën e kaluar ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor kundër virusit Covid-19.

Vaksinimi do të bëhet edhe në Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Vushtrri, Gjilan dhe Prizren.

Deri të martën mbrëma janë vaksinuar 3 181 persona.

Orari i vaksinimit:

Të ngjashme