Thaçi: Institucionet duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë të mbrojtur në vendet e punës

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vdekjes tragjike të dy punëtorëve në minierën e Artanës.

I pari i shtetit, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës, raporton Ekonomia Online.

“Thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy punonjësve në Minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut. U shpreh ngushëllime të thella familjeve, të afërmve dhe gjithë kolegëve të tyre. Institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës”, ka shkruar Thaçi.

Të ngjashme