Vazhdojnë projektet e investimeve nga KEDS në Komunën e Drenasit

Prishtinë | 16 Sht 2020 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Nazmi Hasi i shoqëruar nga Drejtoresha e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu dhe Drejtori për Infrastrukturë Lokale, Endrit Gllareva, kanë pritur në takim Drejtorin e Investimeve në KEDS, Hasan Oz.

Në këtë takim, është diskutuar për investimet aktuale të cilat janë duke u zhvilluar në Komunën e Drenasit dhe ato projekte që parashihen për vitin e ardhshëm, duke ndikuar kështu në përmirësimin e infrastrukturës energjetike, investim i cili arrin shumën mbi 6 milion euro.

Nënkryetari Hasi, ka falënderuar të pranishmit për bashkëpunimin dhe interesimin e tyre për të investuar në Drenas, për të përmirësuar rrjetin distribuiv të energjisë elektrike në territorin e Komunës së Drenasit.

Ndërsa, Drejtori i Investimeve në KEDS, Hasan Oz, ka falënderuar Komunën e Drenasit për gatishmërinë e treguar për realizimin e projekteve në mos vonimin e procedurave administrative për të filluar punimet dhe ka shtuar se vitin e ardhshëm do të përmbyllen të gjitha projektet e investimeve në Komunën e Drenasit, për të përmirësuar të gjithë rrjetin në vendbanime.

Pas takimit, zyrtarët komunal dhe të kompanisë së KEDS-it, kanë inspektuar mbarëvajtjen e punimeve të cilat janë duke u implementuar në terren.

Ndryshe, Komuna e Drenasit në bashkëpunim me kompaninë e KEDS-it, janë duke e rregulluar të gjithë rrjetin distribuiv energjetik në vendbanime dhe deri më tani, janë vendosur shtyllat e tensionit të lartë në shumicën prej vendbanimeve dhe është duke u bërë rikonstruimi i rrjetit ekzistues si dhe vendosja e trafostacioneve të reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme